Kockat e kafkës iu bënë copë-copë, dhe nën fasho dukej truri / Putini në rrugë për në Hagë!

Evropë

Kockat e kafkës iu bënë copë-copë, dhe nën fasho dukej truri / Putini në rrugë për në Hagë!

Nga: Idriz Morina Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:26
Pacienti, që u zgjua në spitalin klinik rajonal Dnipropetrovsk me emrin I. E. Shpatar.

Shtetet e Bashkuara kanë shkuar edhe një hap më tej në përplasjen e Rusisë me krizën ekonomike. Presidenti Biden ashtu si ishte paralajmëruar vendosi ndërprerjen e furnizimit amerikan me naftë dhe gas rus. Këtë hap strategjik e ndoqi edhe Britania e Madhe, e cila disa orë pas vendimit amerikan, kryeministri Boris Johnson e shpalli vendimin e qeverisë së tij, për t’i dhënë fund naftës ruse, ndërprerjes së importit.

“Sot, unë po njoftoj se Shtetet e Bashkuara po qëllojnë një arterie kryesore të ekonomisë së Rusisë. Ne po ndalojmë të gjitha importet e naftës dhe gazit rus. Ndalimi i naftës dhe gazit rus ka mbështetje të fortë dypartiake në Kongres dhe në vend.

Amerikanët janë mbledhur për të mbështetur popullin e Ukrainës dhe e kanë bërë të qartë se ne nuk do të jemi pjesë e subvencionimit të luftës së Putinit”, shkroi në twiter presidenti Biden.

Goditje pas goditje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkroi në twiter pas vizitës në Estoni, ku është takuar me kryeministrin Kajakallas, duke vlerësuar se është kruciale për vendet europiane që të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, sidomos tani kur lufta në Ukrainë po vazhdon.

“U takuam me kryeministrin e Estonisë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për të ndihmuar popullin e Ukrainës, teksa ata mbrojnë veten kundër agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Putinit. Ne e vlerësojmë thellësisht partneritetin e Estonisë në mbrojtjen me vendosmëri të vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Kjo krizë e re, do ta ngrisë çmimin e naftës edhe më, sipas ekspertëve do të shkojë shumë shpejt në 200 dollarë çmimi i naftës. Ndërsa, nëse i bashkohen kësaj nisme dhe vendet tjera, si BE-ja, ndërprerja e importit rus do ta rriste edhe më çmimin e naftës.

Qeveria ruse, pas paralajmërimeve për ndërprerje të importit të naftës ruse nga SHBA, Britania dhe BE-ja, ka deklaruar se kjo do të ishte një katastrofë, dhe se çmimi i naftës do të shkonte në 300 dollarë.

Rusia, në shenjë revanshi ka kërcënuar pronat e bizneseve Perëndimore në Rusi se do t’i merr në pronësi shtetërore, nëse bizneset i mbyllin veprimtaritë atje.

Gjatë ditës ministri i Jashtëm i Ukrainës Dimitri Kuleba u kërkoi shteteve anembanë botës, që ta ndalojnë bashkëpunimin ekonomik me Rusinë, në mënyrë që mos ta financojnë ushtrinë ruse, në kryerjen e krimeve kundër Ukrainës, krimeve kundër njerëzimit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që ta ndalojnë blerjen e naftës, gazit dhe qymyrit të Rusisë, ta ndalojnë financimin e makinës së luftës së Putinit dhe mizorive barbare në Ukrainë”, shkroi Kuleba.

Ai po ashtu u ka dërguar me këtë qëllim, sidomos bizneseve të mëdha në botë, që t’i bashkohen veprimeve të shteteve, që kanë vendosur sanksione, dhe ta ndalojnë biznesin me Rusi.

“Ukraina u kërkon bizneseve globale përgjegjëse etike dhe shoqërore të ndalojnë ose pezullojnë operacionet me ose në Rusi, duke refuzuar për këtë arsye të financojë dhunën, vrasjet dhe krimet e saj kundër njerëzimit. Ju lutemi lexoni dhe ndani thirrjen time të plotë për komunitetin global të biznesit më poshtë. Përpjekjet e juaja i vlerësoj shumë. Duam miratim të plotë”, shkruan Kuleba.

Dëshpërimi dhe dështimit rus

Rusia si duket sapo ka filluar ta kuptojë se në çfarë rreziqe është futur, dhe se kërcënimet e saja, të Putinit për sulme bërthamore, aktualisht nuk po i merr seriozisht askush në SHBA dhe në BE. Tri herë kërcënoi në javën e parë të fillimit të pushtimit të Ukrainës, kështu, që e harxhoi si duket potencialin kërcënues.

Më shumë u vlerësua se ai po mundohet ta luajë lojën e njeriut të rrezikshëm e kërcënues, ndërsa ushtria e tij po ngecte gjithnjë e më shumë, duke hapur nga një mijë varre të reja në Rusi, çdo ditë, nga ushtarët, që dëshpërimisht po luftojnë kundër atyre, që deri dje i quanin vëllezër, ukrainasve.

Ushtria e tij, ka pësuar goditje, që nuk i kanë kushtuar as për 10 vjet të luftës në Afganistan, 1979 - 1989, të paktën sipas të dhënave zyrtare të saj.

Kështu për 10 vjet në Afganistan Rusia, aso kohe Bashkimi Sovjetik, humbi 13.621 ushtarë dhe mesatarisht vetëm 4 ushtarë rusë vriteshin çdo ditë, ndërsa në Ukrainë 125 herë më shumë po i vriten ushtarë, përkatësisht rreth një mijë ushtarë në ditë.

Atëherë iu shkatërruan 451 helikopterë dhe avionë por, tani për 12 ditë 128 (48 avionë dhe 80 helikopterë);

Atëherë 147 tanke për 10 vjet, tash për 12 ditë 303 (tanke); Tani 1036 makineri të blinduara luftarake (APV); dhe

Atëherë për 10 vjet 443 topa e armë të tjera. E tani për 12 ditë, 203 sisteme artilerie, raketore dhe antiajrore.

Pra, ushtria ruse gjendet në shok, edhe politika, që nuk ka llogaritur se mund të ballafaqohet me mossukses kaq të lartë, dhe me dëme të jashtëzakonshme.

I tillë përshkruhet morali i ulët tek ushtarët rus, sa që në mesin e atyre trupave, ushtarët e Putinit po i vrasin shokët e tyre, të cilët po refuzojnë të hapin zjarr ndaj civilëve ukrainas.

Krime lufte nga Rusia

Si për t’i bërë gjërat edhe më të ndërlikuara, Rusia nuk mund të lirohet më nga krimet që i ka nisur, pasi Putini do ta ketë shumë vështirë, edhe sikur tani ti ndërpresë luftimet, që t’i shpëtojë akuzave për krime kundër njerëzimit.

Kështu Prokurori i Përgjithshëm gjerman Peter Frank i ka hapur hetimet për përdorimin nga Rusia të municioneve thërrmuese, granatimeve të ndërtesave të banimit, tubacioneve të gazit dhe vendeve të depozitimit të mbetjeve bërthamore, sipas mediumit gjerman Spiegel.

Vetë presidenti ukrainas duke i bërë thirrje Perëndimit për ndihmë ushtarake, ka dëshmuar se si edhe fëmijët po vdesin, si pasojë e goditjeve të pamëshirshme të artilerisë dhe raketave ruse.

Ai ka thënë se qytetet ukrainase po pësojnë edhe më keq se në kohën e nazizmit nga veprimet luftarake të Rusisë. “Mariupoli ishte i rrethuar, i bllokuar, po i lodhur, i torturuar. Për herë të parë pas dhjetëra vitesh, ndoshta për herë të parë që nga pushtimi nazist, një fëmijë vdiq nga dehidratimi. Më dëgjoni sot, të dashur partnerë! Një fëmijë vdiq nga dehidratimi në vitin 2022!”, shkroi në postimin e tij në twiter, presidenti ukrainas, që ka fituar simpatinë e botës.

Pamje rrëqethëse

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e ka publikuar një shënim prekës, duke provuar të dëshmojë, se çfarë krime kundër njerëzimit po kryen, Rusia putiniste.

“Kockat e kafkës u bënë copë-copë, dhe nën fasho dukej truri.

Sikur një enigmë të ishte bashkuar nga neurokirurgu i kafkës së Kharkivian Nikolai, i cili në ëndërr u bombardua nga raketat ruse.

Për 5 ditë, pacienti u zgjua në Spitalin Klinik Rajonal Dnipropetrovsk me emrin I. E. Shpatar.

Fjalët e tij të para ishin ku jam?

Familjarët, miqtë dhe këdo që kam njohur më parë, aktualisht nuk e mban mend - amnezinë. Dhimbja dhe vuajtja...

Image
Viktimave të tilla të luftës do të bëhen dëshmi të krimeve ushtarake të Rusisë së Putinit.

Pas nisjes së luftës së përgjakshme në Ukrainë, Rusia po ndërmerr veprime që nuk kanë asnjë justifikim ushtarak apo moral.

Krimet e vrasësve rusë nuk kanë datë skadimi!

Historia e Nikollës dhe mijëra viktimave të tilla të luftës pasi ai do të bëhet episod i hetimit të krimeve ushtarake të Rusisë së Putinit në gjykatën ndërkombëtare në Hagë”, shkruan Ministria ukrainase.

Zelenski ka biseduar edhe me kryeministrin izraelit Naftali Benet, të cilin e ka falënderuar për përpjekjet për ndërmjetësimin e arritjes së paqes. “Diskutuan mënyrat për t'i dhënë fund luftës dhe dhunës”, tha në twiter Zelenski.

Po ashtu ai ka biseduar edhe me kryeministrin e Holandës Mark Rute, të cilin pos tjerash e ka njoftuar me gjendjen e rëndë humanitare në Ukrainë, për viktimat në mesin e civilëve, rrjedhën e evakuimit dhe dërgimin e ndihmave humanitare. “E falënderoj Holandën për qëndrimin e saj të pa kompromis ndaj presionit të sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen për pranimin në BE”, shkruan Zelenski.

Në mbështetje të Ukrainës, presidenti i Francës, Emanuel Makron, ka folur edhe me presidentin e Kinës, duke i kërkuar, që të mbështesë ndërprerjen e luftës, dhe lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare.

“Kancelarja gjermane dhe unë folëm me presidentin kinez këtë mëngjes për pasojat tragjike të luftës në Ukrainë. Presidenti Xi mbështeti veprimin tonë drejt arritjes së armëpushimit dhe garantimit të aksesit të njerëzve në ndihma humanitare”, ka deklaruar Makron.

Frika nga përfshirja e drejtpërdrejtë e Bjellorusisë

Zyrtarët ukrainas kanë alarmuar se Bjellorusia po përgatitet të hyjë drejtpërdrejt në luftë me Ukrainë, përkrah Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, deklaroi se Bjellorusia mund të përgatitet për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Sipas këtij Shtabi Bjellorusia ka rigrupuar forcat e saj dhe ka vendosur disa prej tyre në kufirin ukrainas pranë qytetit të Brestit dhe fshatit Aleksandrovka në Gomel Oblast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat