Të huajt që janë vullnetarë për të luftuar për Ukrainën do të kenë të drejtë për shtetësi

Evropë

Të huajt që janë vullnetarë për të luftuar për Ukrainën do të kenë të drejtë për shtetësi

Nga: M.H. Më: 9 mars 2022 Në ora: 06:34
Yevhen Yenin

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Yevhen Yenin, tha të martën se shtetasit e huaj që dalin vullnetarë për të luftuar për Ukrainën do të kenë të drejtë për nënshtetësinë ukrainase, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Ukrainës, Ukrinform.

"Ukraina është duke formuar një Legjion Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të përbërë nga të huaj që duan t'i bashkohen rezistencës kundër agresorëve rusë dhe të mbrojnë sigurinë globale," raportoi Ukrinform, duke cituar Yenin.

Yenin tha se numri i vullnetarëve të huaj po rritet, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

"Këta njerëz do të nënshkruajnë një kontratë, do të marrin një pasaportë ushtarake, e cila më pas do të zëvendësojë lejen e tyre të qëndrimit. Në të ardhmen, nëse ndonjë nga këta shtetas të huaj do të donte të bëhej shtetas ukrainas, legjislacioni ynë ofron një rrugë për këtë," tha ai, sipas tek Ukrinform./BOTASOT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat