Armëpushim për 12 orë, Ukraina pranon propozimin e Rusisë për evakuimin e civilëve

Evropë

Armëpushim për 12 orë, Ukraina pranon propozimin e Rusisë për evakuimin e civilëve

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim 12 orësh me Rusinë, në mënyrë që të bëhet i mundur evakuimi i banorëve nga territori ukrainas. Armëpushimi zgjat nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës.

CNN raporton se lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Ajo u shpreh se Ukraina do të pranojë rrugët ose korridoret humanitare të propozuara nga Moska, për të larguar qytetarët.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes korridoreve humanitare në zonat e mëposhtme:

Energodar-Zaporizhia

Sumy-Poltava

Mariupol-Zaporizhia

Volnovakha-Pokrovsk

Izium-Lozova

Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev

Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti, evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.

“Banorët e Volnovakha-s kthehen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i raketave dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë ata”, tha ajo.

Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat