​Klitschko lëshon mesazhin: Zemra po më rrjedhë gjak, po vriten shumë fëmijë

Evropë

​Klitschko lëshon mesazhin: Zemra po më rrjedhë gjak, po vriten shumë fëmijë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 20:54
Ëladimir Klitschko

Ëladimir Klitschko ka lëshuar së fundi një mesazh shumë të dhimbshëm, duke thënë se nga agresioni i Rusisë në Ukrainë janë duke humbur jetën shumë fëmije.

Ukraina thotë se forcat ruse që rrethojnë qytetin port jugor të Mariupolit kanë shkatërruar një maternitet, derisa qeveria ruse e mohoi këtë, përcjellë KosovaPress.

Mediat ukrainase raportojnë se 17 persona janë plagosur, përfshirë pacientë dhe staf. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se mes atyre në rrënoja ka edhe fëmijë.

Në mesazhin e tij, Klitschko ka kërkuar që lufta e Putinit të ndalet menjëherë.

“Zemra ime po rrjedh gjak,” tha Klitschko. “Shpesh thuhet se viktima e parë e luftës është e vërteta. Po, është, siç mund ta shihni në Rusi”.

“Por e dini çfarë? Viktimat më të padurueshme janë fëmijët. Fëmijët po vdesin me dhjetëra tani, në shtëpi, në shtëpitë e tyre apo rrugëve derisa po largohen”, ka vazhduar më tutje Klitschko.

“Shikoni këto imazhe. Ato janë rezultati konkret dhe real i “operacioneve speciale” të Putinit. Kur nuk ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe ua shkatërron shtëpitë dhe shkollat. Të sulmosh fëmijët është të sulmosh jetën, vetë qytetërimin. Nëse nuk doni t'i shihni më këto imazhe, nuk duhet të shikoni larg. Ju duhet ta ndaloni luftën e Putinit tani", ka thënë në fund Klitschko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat