​Britania thirrje G7 të ndalojë importet e naftës ruse

Evropë

​Britania thirrje G7 të ndalojë importet e naftës ruse

Më: 9 mars 2022 Në ora: 21:49
G7

Britania e Madhe u bëri sot thirrje të gjitha vendeve të G7 që të mos përdorin më naftën dhe gazin rus, siç kanë bërë Londra dhe Uashingtoni, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

"Putin duhet të dështojë," tha sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.

"Në përgjigjen tonë, ne duhet të dyfishojmë sanksionet," tha ajo në një konferencë shtypi me homologun e tij Antony Blinken.

Kjo përfshin, tha ajo, përjashtimin të plotë të bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar Swift.

BE ka përjashtuar tashmë shtatë banka ruse nga platforma, por ka vendosur të kursejë tani për tani dy institucione të mëdha financiare të lidhura ngushtë me sektorin e hidrokarbureve, për shkak të varësisë së madhe të disa vendeve evropiane nga gazi rus.

Për të njëjtën arsye, BE-ja nuk dëshiron të ndalojë importin e energjisë ruse, gjë e cila u njoftua nga SHBA dhe Britania e Madhe të martën.

"Ne duam të inkurajojmë një grup më të madh vendesh që të bashkohen me ne në këto sanksione," shtoi Truss.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat