Kryediplomatja gjemane arrin për vizitë në Sarajevë

Evropë

Kryediplomatja gjemane arrin për vizitë në Sarajevë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 00:07
Vizita e saj duhet të jetë një vazhdimësi e ofensivës diplomatike të Gjermanisë mbi situatën në Bosnje

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbërritur sonte për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Portal Avaz shkruan se Baerbock është dashur të vizitojë Sarajevën më 3 mars, por vizita është zgjatur për sot, për çka është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e BeH.

Vizita e saj duhet të jetë një vazhdimësi e ofensivës diplomatike të Gjermanisë mbi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.

Sipas protokollit, Baerbock nesër do të takohet me Biser Turkoviq, ministër i Punëve të Jashtme të BeH-së, por edhe anëtarë të Presidencës së BeH-së dhe anëtarë të dy dhomave të Kolegjiumit të Parlamentit të BeH-së.

Është planifikuar gjithashtu një takim me Christian Shmidt, Përfaqësues i Lartë në BeH.

Ministrja Baerbock një ditë më vonë pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat