Pyetja e gazetarit gjerman për Putinin, e “nervozon” Vuçiqin

Evropë

Pyetja e gazetarit gjerman për Putinin, e “nervozon” Vuçiqin

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:42
Analen Berbok, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analen Berbok. 

Pas fjalimeve hyrëse, kishte kohë vetëm për dy pyetje, ndërsa mediat gjermane u interesuan veçanërisht nëse kreu i shtetit serb u distancua nga presidenti rus Vladimir Putin.

E pyetur nga mediat gjermane nëse ajo mori një sinjal të qartë nga Vuçiq për t’u distancuar nga Putini, Berbok tha se Presidenti i Serbisë foli vetë për këtë.

Sipas saj ai ka deklaruar se Serbia kishte gjetur një gjuhë të përbashkët me vendet e tjera në rajon për “luftën e presidentit rus”.

“Kjo është e vërtetë. Në bisedën tonë kemi diskutuar për një numër të madh temash të tjera, por nuk do të flas për detajet e kësaj bisede”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Vuçiq tha se nuk e di se nga çfarë do të duhej të distancohej Serbia.

“Nuk e di nga çfarë të distancohemi, çfarë kemi të bëjmë me konfliktin në Ukrainë, çfarë ka gabuar Serbia, Serbia nuk flet për personalitete, nuk kemi dashuri dhe urrejtje, por ligj ndërkombëtar. Ukraina respektoi integritetin territorial.”

“Serbia votoi në OKB, jo sepse e duam dikë apo jo, por sepse respektojmë ligjin ndërkombëtar. Sa i përket sanksioneve, ne mund të flasim gjithashtu se kush i vendos ato dhe kush jo.”

“Serbia ka mbështetur atë që BE-ja ka vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare. Përsa i përket kontakteve personale, që nga sulmi në Ukrainë, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me zyrtarët rusë. Ne nuk  kemi asnjë lidhje me këtë dhe kemi një qëndrim shumë të qartë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat