Mariupol shpreson për evakuime

Evropë

Mariupol shpreson për evakuime

Nga: M.H. Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:05
Mariupol

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, i ka thënë BBC-së se një autokolonë po shkon drejt qytetit duke sjellë ndihma dhe autobusë për të evakuuar civilët.

Por ai tha se kjo ishte përpjekja e shtatë për të sjellë lehtësim në qytet, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Në gjashtë të mëparshmet nuk funksionoi," tha ai.

"Kollonat nuk u lanë të kalojnë - ato u bombarduan, rruga ishte e minuar, kishte granatime në qytet. Le të shohim nëse ky do të arrijë këtu apo jo."

Orlov nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse një xhami në qytet ishte goditur nga bombardimet, megjithëse ai tha se "mund të ishte në zonën e bombardimeve".

Qeveria e Ukrainës tha më herët të shtunën se xhamia ishte bombarduar, por TV turk citoi presidentin e shoqatës lokale të xhamive të thoshte se ndërsa zona ishte nën zjarr, xhamia vetë nuk u godit.

Orlov tha se rreth 2,000 njerëz ishin vrarë në Mariupol, por nuk do të ishte e mundur aktualisht të përcaktohet numri i saktë i të vdekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat