Afër 2,000 të evakuuar nga rajoni i Kievit

Evropë

Afër 2,000 të evakuuar nga rajoni i Kievit

Më: 12 mars 2022 Në ora: 19:37
Banorët duke u evakuuar nga Irpini, në rajonin e Kievit. 11 mars 2022.

Afër 2,000 persona janë larguar nga rajoni i Kievit të shtunën, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencës.

Dyzet autobusë me civilë arritën në fshatin Bilohorodka në orët e pasdites të së shtunëns, tha ky shërbim.

Komentet u bënë publike përmes një njoftimi për media.

Ekipet e shpëtimit kanë ofruar ndihmë personave të evakuuar, përfshirë ndihmë shëndetësore dhe psikologjike, u tha në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat