Ukrainasja luan piano në shtëpinë e saj të shkatërruar

Evropë

Ukrainasja luan piano në shtëpinë e saj të shkatërruar

Më: 12 mars 2022 Në ora: 22:31
Iryna Manukina

Një pianiste ukrainase është incizuar duke interpretuar një vepër të Chopin në shtëpinë e saj të dëmtuar rëndë nga granatimet ruse.

Në videon, që është bërë nga vajza e saj, Iryna Manukina shihet duke luajtur piano në shtëpinë e saj në Bila Tserkva, rreth 80 kilometra nga qyteti ukrainas, Kiev më 5 mars.

Një predhë ruse goditi pak metra pranë shtëpisë së saj, por asnjë anëtarë i familjes nuk është plagosur.

Që atëherë, e gjithë familja e Irynas është larguar nga shtëpia e dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat