Këto dy shtete rregullojnë raportet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Evropë

Këto dy shtete rregullojnë raportet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Presidenti turk Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kanë rënë dakord në bisedimet të dielën për të përmirësuar lidhjet, pasi të dy kërkojnë stabilitet rajonal pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Pavarësisht mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe Greqisë, në takim u ra dakord që të mbahen të hapura kanalet e komunikimit dhe të përmirësohen marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në një deklaratë të presidencës turke.

“Turqia dhe Greqia kanë një përgjegjësi të veçantë në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë evropiane me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg për gazetën Welt am Sonntag, ka thënë se presin një intensifikim të mëtejshëm të luftimeve dhe emergjencës humanitare në Ukrainë. 

Ne jemi të tmerruar kur shohim numrin në rritje të viktimave civile dhe shkatërrimin e pakuptimtë nga forcat ruse. Populli i Ukrainës po i reziston pushtimit me guxim dhe vendosmëri, por ditët e ardhshme ka të ngjarë të sjellin vështirësi edhe më të mëdha”, tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat