Zelensky u bën thirrje kompanive të softuerit që të ndalojnë punën në Rusi

Evropë

Zelensky u bën thirrje kompanive të softuerit që të ndalojnë punën në Rusi

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:14
foto ilustrim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje kompanive të softuerit që të ndalojnë mbështetjen e produkteve të saj në Rusi.

Zelensky u kërkoi Microsoftit, Oraclet dhe SAP-it të ndalojnë mbështetjen e kontratave dhe produkteve të saj ekzistuese në Rusi.

Microsoft ka ndaluar pranimin e klientëve të rinj në Rusi, por Zelensky thotë se lëvizjet si kjo janë gjysmë masa dhe e prezantoi si një vendim bardhezi.

“Tani nuk mund të ketë vendime gjysmë – gjysmë! Ka vetëm bardhezi, të mirë apo të keqe! Ju ose jeni për paqen ose mbështesni agresorin gjakatar rus për të vrarë fëmijë dhe gra ukrainase. Microsoft, Oracle, SAP, ndaloni mbështetjen e produkteve tuaja në Rusi, ndaloni luftën!”, ka shkruar presidenti në Twitter.

Ndryshe, Microsoft, SAP dhe Oracle nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat