Ushtari ukrainas publikon video duke vallëzuar, që ta bind vajzën e tij se akoma është gjallë

Evropë

Ushtari ukrainas publikon video duke vallëzuar, që ta bind vajzën e tij se akoma është gjallë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Ushtarët ukrainasë që janë në vijën e parë të frontit, në mënyra të ndryshme po tentojnë të mbesin në kontakt me familjet e tyre, e ndihmë të madhe në këtë drejtim po jep interneti dhe rrjetet sociale.

Ushtari Alex Hook ka ardhur deri te një ide gjeniale, për t’i treguar bijës së tij 5-vjeçare se është akoma gjallë dhe duhet të luftojë për atdheun. Në fakt Alex në TikTok publikon video interesante nga vija e frontit, me qëllim që vajza e tij të mund ta sheh se babai i saj është shëndoshë e mirë.

Ai shpesh poston video duke vallëzuar me rroba të kamufluara me qëllim që t’ia ndreq ditën vajzës, kurse Alexin shumë e lavdërojnë dhe e përkrahin për këtë nismë. Në video shpesh i bashkohen edhe ushtarët e tjerë.

Ndryshe Alex dhe vajza e tij “argëtohen” duke vallëzuar dhe filmuar video, të cilat gjatë kohës së pandemisë i postonin vazhdimisht në TikTok. Videot që ai i ka postuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë marr mbi 60 milionë shikime, e profili i tij është bërë një lloj ditari i luftës.
 

@alexhook2303 #🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦 #🇺🇦🇺🇦🇺🇦💙💛 #Топ #ЗСУ #Рек #украинатикток #славаукраїні #Армия ♬ Angetenar(Remix) - 老何
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat