FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

Evropë

FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

Më: 14 mars 2022 Në ora: 21:46
Fondi Monetar Ndërkombëtar

Ekonomia ukrainase pritet të tkurret për 10 për qind këtë vit, si rezultat i pushtimit rus, mirëpo situata mund të përkeqësohet shpejt nëse konflikti vazhdon, ka thënë të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Raporti, i cili është përgatitur para ndarjes së 1.4 miliard dollarëve si financim urgjent i FMN-së për Ukrainën, paralajmëron se ekonomia e shtetit mund të tkurret për 25 deri në 35 për qind.

Kjo bazuar në të dhënat e bruto-prodhimit të brendshëm nga Iraku, Libani dhe shtetet tjera në luftë.

Ivanna Vladkova Hollar, shefe e FMN-së për Ukrainën, ka thënë se autoritetet ukrainase janë duke bërë “përpjekje të jashtëzakonshme” për qarkullim të ekonomisë dhe sistemeve financiare gjatë kohës së luftës./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat