Haga do të gjykojë me 16 mars për padinë e Ukrainës ndaj Rusisë

Evropë

Haga do të gjykojë me 16 mars për padinë e Ukrainës ndaj Rusisë

Nga: F.B Më: 15 mars 2022 Në ora: 09:25
Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka kumtuar se do të gjykojë rreth padisë së Ukrainës ndaj Rusisë me 16 mars.

Në dëgjimin para gjykatës në OKB-së në Hagë është paraqitur delegacioni ukrainas, ndërkohë që para ruse ka vendos të mos marr pjesë në mbledhje.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova më herët ka deklaruar se përfaqësuesit e Moskës nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së, sepse çështja e operacionit special ushtarak është jashtë juridiksionit të saj.

Në padinë e Kievit thuhet se janë gënjeshtra konstatimet e Rusisë se invadimi në Ukrainë është bërë me qëllimin e evitimit të gjenocidit, ndërsa nga gjykatësit kërkohet që Rusisë të i urdhërohet ndalimi i sulmit në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat