Sulmohet me raketa ruse aeroporti Dnipro

Evropë

Sulmohet me raketa ruse aeroporti Dnipro

Nga: M.H. Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:20
Ukrainë

Dy raketa ruse goditën aeroportin Dnipro në lindje të Ukrainës gjatë natës.

Ky sulm nxjerri jashtë përdorimit pistën dhe dëmtoi ndërtesën e terminalit, sipas Valentyn Reznichenko, kreu i administratës rajonale të Dnipropetrovsk, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

"Shkatërrimi është në një shkallë të gjerë dhe do të duhet shumë kohë për t'u rindërtuar," thuhet në deklaratën në faqen e Reznichenko në Facebook.

Deklarata nuk përmendi viktima./BOTASOT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat