Kryebashkiaku i rrëmbyer u këmbye me nëntë ushtarë të rinj rusë

Evropë

Kryebashkiaku i rrëmbyer u këmbye me nëntë ushtarë të rinj rusë

Nga: M.L. Më: 17 mars 2022 Në ora: 08:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas burimeve ukrainase, kryetari i bashkisë së qytetit Mariupol , Ivan Fedorov, i cili u rrëmbye më 11 mars, është liruar. N

ë këmbim, nëntë ushtarë të rinj rusë të moshës 20 dhe 21 vjeç iu dorëzuan Rusisë nga robëria, tha zëdhënësja e Zyrës Presidenciale të Ukrainës, raporton SRF përcjell "Bota sot".

“Këta janë në thelb fëmijë, rekrutë të cilët, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, nuk janë as në Ukrainë”, tha zëdhënësja.

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, duke biseduar me kryebashkiakun në telefon.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat