Hungaria pret ‘valë’ refugjatësh javën e ardhshme

Evropë

Hungaria pret ‘valë’ refugjatësh javën e ardhshme

Nga: A.M. Më: 17 mars 2022 Në ora: 08:59
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka thënë se ai pret të shohë një "valë më të madhe refugjatësh" që vijnë nga Ukraina.

Duke folur në një video të postuar në Facebook gjatë një vizite në një pikë kalimi pranë kufirit të Hungarisë me Ukrainën dhe Rumaninë, Orban tha se më shumë roje kufitare do të vendosen atje javën e ardhshme për të trajtuar fluksin e shtuar, shkruan BBC, transmeton "Bota sot".

Deri më 14 mars, rreth 263,888 ukrainas kishin kaluar kufirin për në Hungari, sipas mbikëqyrësit të të drejtave të njeriut të OKB-së.

Të mërkurën, një këshilltar i Orban tha për mediat hungareze se zyrtarët prisnin të merrnin mbi 900,000 refugjatë deri në fund të luftës.

Megjithatë, numri i refugjatëve që mbërrijnë në Hungari ka rënë ndjeshëm gjatë javës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat