Panik në ushtrinë ruse: Komandantët ikin, ushtarët pa ushqim, pa armë, pa para, pa ndihmë mjekësore

Evropë

Panik në ushtrinë ruse: Komandantët ikin, ushtarët pa ushqim, pa armë, pa para, pa ndihmë mjekësore

Nga: Idriz Morina Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:12
Shkatërrimet nga bombardimet ruse në Mariupol

Gjendja në ushtrinë ruse duket dramatike sipas informacioneve të inteligjencës ukrainase. Paniku i ka mbërthyer ushtarët dhe komandën ruse. “Nga kampi i okupatorëve rusë: Komandantët ikin, ushtarët pa ushqim, armë, para e ndihmë mjekësore”, njofton SBU-ja.

Sipas këtij raporti, konfirmohet se pushtuesit rusë po dërgohen drejt vdekjes.

Në videot e radhës, regjistrimi i SBU, tregon një ushtar rus që me frikë u thotë prindërve: "... Udhëheqja jonë na ka braktisur fare, është tërhequr... Gjithçka që kemi është uji... e mblodhëm ujin... ".

Flet për sherret e tmerrshme, rrahjet si në ring, për mungesën e kujdesit mjekësor për të plagosurit: “... Ti po ecën, kështu që shko merr një mitraloz dhe shko në betejë përsëri. "

“Pushtuesit në Ukrainë po e humbin besimin tek komandantët, tek ushtria e tyre dhe tek udhëheqja e Federatës Ruse”, vlerëson Shërbimi Inteligjent ukrainas.

Image
Ushtria ruse në panik, dezertojnë ushtarë e eprorë

Shuarja e një familje

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e sjellë një shembull tjetër, shuarjen e një familje në Mariupol.

Ndërsa, e transmeton një video, Ministria e Mbrojtjes shpjegon se familja e këtij burri u vra nga raketat ruso-fashiste.

https://fb.watch/bOL-LsfVjO/

Sulmi ajror i nisur nga Putini, goditi një shtëpi.

Nga shpërthimi humbën jetën një fëmijë 12-vjeçar me aftësi të kufizuara, një grua, dy dhëndurë, vjehrra dhe një mik i familjes.

“Mariupoli i tij po goditet kudo ku arrin dora e përgjakur e fashistëve rusë. Kjo është një tjetër dëshmi për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, vlerëson kjo Ministri. Drejtuesit e saj, zotohen për hakmarrje. “Do të hakmerremi për të gjithë të vrarët nga armiku çnjerëzor”.

Po ashtu sipas kësaj ministrie, forcat ukrainase po kryejnë me sukses, sulme të rrufeshme ndaj forcave ruse, duke i demilitarizuar ato. “Stuhitë malore të Forcave të Armatosura të Ukrainës zhvillojnë me sukses “demilitarizimin” e trupave ruse në territorin e shtetit tonë. Kur do ta kuptojnë okupatorët se këtu nuk janë të lumtur?”, deklaron Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

56 % e ukrainasve: Rusia ka për qëllim zhdukjen e ukrainasve

Sipas këtyre burimeve ushtria ruse po ballafaqohet me demoralizim, gjë që ka çuar në rritjen e numrit të rasteve të dezertimit si dhe në refuzimin e forcave ushtarake të Federatës Ruse për të marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës.

Ndërsa, sipas një anketimi të bërë nga RatinGroup, kompani për kërkime politike dhe marketing, 56 % e ukrainasve besojnë se qëllimi kryesor i Rusisë është asgjësimi i plotë i popullit ukrainas.

“56% e të anketuarve besojnë se qëllimi kryesor i pushtimit të Rusisë është shkatërrimi i plotë i popullit ukrainas dhe kjo pikëpamje dominon në të gjitha rajonet e Ukrainës. Gjysma tjetër (49%) besojnë se objektivi i sulmit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia”, thuhet në rezultatet e prezantuara nga kompania mediale në fjalë.

10 objektiva ajrore armike u shkatërruan

Në një komunikatë tjetër Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e përshkruan me ndjeshmëri fillimin e ditës së 22-të të luftës me Rusinë. Sipas saj forcat ukrainase kanë kaluar në kundërsulm, dhe forcat ruse me vështirësi po mundohen t‘i mbajnë pozicionet fillestare që kishin pas pushtimit fillestar të disa territoreve ukrainase.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhduan të sulmojnë grupet e trupave armike, të cilat po përpiqen të forcojnë dhe mbajnë mbrojtjen e territoreve të pushtuara.

Kjo ministri përmend goditja që u është dhënë pikës së komandës dhe njësisë së 35-të të sigurisë së Ushtrisë së Përgjithshme të Qarkut Ushtarak Lindor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Ndërsa, sipas po këtyre burimeve një ditë më parë, ‘falë mjeshtërisë së forcave raketore zenit të Forcave Ajrore dhe mbrojtjes anti-ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dhjetë objektiva ajrore armike u shkatërruan: dy Su-34, tre destrojerë Vachi Su-34CM, tre helikopter dhe UAV të nivelit efikas-taktik’.

Po ashtu është specifikuar se ka formacione për rrëzimin edhe të një lloji tjetër të avionit dhe vdekjen e pilotit.

Sipas vlerësimeve të mbrojtjes ukrainase, Rusia për shkak të dështimeve në betejat tokësore, vazhdon të nisë goditjet me bomba, raketa në infrastrukturën dhe zonat e qeta të qyteteve ukrainase.

Në këtë komunikatë i kushtohet rëndësi, si rrallëherë përpjekjeve të Rusisë, që me sulme kibernetike të arrijë qëllime.

“Pushtuesit rusë vazhdojnë të jenë tinëzar në hapësirën informative – me sulme kibernetike, të shkatërrojnë fizikisht sinjalet televizive dhe radiofonike, ndërsa vazhdojnë që me një kompani masive informative me qëllim diskreditimin e një politikani të lartë ushtarak dhe udhëheqjen e re të Ukrainës dhe Forcat e Mbrojtjes së saj”.

Forcat okupatore ruse kanë probleme të mëdha me montimin e pajisjeve luftarake dhe njësive të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat