Zelensky përmend Holokaustin para deputetëve gjermanë: 108 fëmijë u vranë që nga fillimi i pushtimit rus

Evropë

Zelensky përmend Holokaustin para deputetëve gjermanë: 108 fëmijë u vranë që nga fillimi i pushtimit rus

Nga: M.L. Më: 17 mars 2022 Në ora: 14:05
Ministrat gjermanë iu bashkuan deputetëve në një ovacion të fortë për liderin ukrainas

Presidenti i Ukrainës u duartrokit në këmbë për fjalimin e tij 10-minutësh në parlamentin gjerman, Bundestag, edhe pse ai dha disa fjalë të mprehta për audiencën e tij, shkruan BBC transmeton "Bota sot".

Duke iu bërë thirrje deputetëve për të ndihmuar në ndalimin e luftës së Rusisë, ai u bazua në përvojën e vetë Gjermanisë, si nga Lufta e Dytë Botërore ashtu edhe nga rënia e komunizmit.

Ai foli për 108 fëmijët e vrarë që nga fillimi i pushtimit dhe tha se çdo vit politikanët kujtonin Holokaustin duke theksuar fjalët "kurrë më - dhe tani ne shohim se ato fjalë janë të pavlera".

Ukraina i ishte drejtuar vazhdimisht Gjermanisë përpara luftës për të kufizuar lidhjet ekonomike me Rusinë, u kujtoi ai deputetëve, por në vend të kësaj Berlini e kishte ndihmuar Rusinë të ngrinte një mur "midis lirisë dhe skllavërisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat