Schwarzenegger me fjalë të forta i drejtohet Putinit: Ndale këtë luftë!

Evropë

Schwarzenegger me fjalë të forta i drejtohet Putinit: Ndale këtë luftë!

Nga: V.N Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:12
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger i është lutur Vladimir Putinit të "ndalojë këtë luftë" dhe u tha ushtarëve rusë se jetët e tyre "po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota", shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Në një video nëntë minutëshe të postuar në llogarinë e tij në Twitter, aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë përshkruan historinë e tij me Rusinë dhe tha se "forca dhe zemra e popullit rus" e kanë frymëzuar gjithmonë atë.

Një pjesë e qëllimit të videos ishte të përpiqej t'i bënte ushtarët rusë më të vetëdijshëm për rrethanat rreth konfliktit, tha ai.

"Ushtarët rusë që dëgjojnë këtë transmetim, ju tashmë e dini shumë nga e vërteta që kam folur. Ju e keni parë me sytë tuaj".
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat