Ukrainasit që kërkojnë strehim paraqesin 'sfidë të madhe' për Gjermaninë

Evropë

Ukrainasit që kërkojnë strehim paraqesin 'sfidë të madhe' për Gjermaninë

Nga: H.O. Më: 17 mars 2022 Në ora: 19:30
Ilustrim

Gjermania po përballet me një sfidë të madhe për shkak të numrit të ukrainasve që kërkojnë strehim në vend, thotë kancelari Olaf Scholz, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në bisedimet me krerët e 16 shteteve federale të Gjermanisë, ai tha, megjithatë, se në shumë mënyra ndihmon që ukrainasit të mos kërkojnë viza për të hyrë në Gjermani dhe se ata kanë akses në kujdesin shëndetësor dhe arsimin - duke përfshirë kurset e gjuhës dhe integrimit.

Më herët, Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se 187,428 refugjatë nga Ukraina kishin mbërritur në vend që nga e enjtja, sipas policisë.

“Shumica prej tyre janë gra, fëmijë dhe të moshuar”, shtoi ministria në një postim në Twitter.

Trenat që vijnë nga lindja në stacionin qendror hekurudhor të Berlinit transportojnë mijëra ukrainas çdo ditë - burra, gra dhe fëmijë që ikin nga pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin.

Pavarësisht nga numri i njerëzve që ikin nga lufta, shumë prej tyre po gjejnë familje që presin t'u ofrojnë strehim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat