Detaje për amerikanin e vrarë në Chernihiv, këto janë komentet e tij të fundit rreth situatës

Evropë

Detaje për amerikanin e vrarë në Chernihiv, këto janë komentet e tij të fundit rreth situatës

Më: 18 mars 2022 Në ora: 00:13
Chernihiv

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se një shtetas i tyre është vrarë pas një sulmi të rëndë nga forcat ruse në Chernihiv.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e ka konfirmuar se qytetari amerikan u vra më 17 mars, teksa tha se në shenjë respekti për familjen, s’kanë asnjë koment shtesë.

“Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tyre. Për respekt për familjen në këtë kohë të vështirë, nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm”, shkruan New York Times.

Burri i quajtur James Whitney Hill, udhëtoi për në Ukrainë në dhjetorin e kaluar, së bashku me partneren e tij ukrainase, pasi ajo duhej të trajtohej në një spital për sklerozë.

Në javët e fundit, Hill kishte shkruar për përkeqësimin e situatës në llogarinë e tij në Facebook, ku thoshte se ka Wi-Fi vetëm disa orë në ditë dhe ushqim për vetëm disa ditë.

“Çdo ditë njerëz vriten duke u përpjekur të arratisen. Por bombat bien këtu natën. Rrezik sido që të jetë,” shkroi ai në Facebook. Unë kam wifi vetëm disa orë në ditë. Kemi ushqim vetëm për disa ditë”, ka shkruar Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat