14 luftanije ruse nisën rrugën për në Odessa

Evropë

14 luftanije ruse nisën rrugën për në Odessa

Nga: M.L. Më: 18 mars 2022 Në ora: 09:43
Anijet luftarake ruse rrugës për në Odessa (imazhi i arkivit, Imago)

A do të bëhet qyteti port i rëndësishëm strategjik i Odessas në Ukrainën jugore objektivi tjetër kryesor i Vladimir Putinit? Imazhet satelitore tregojnë se të paktën 14 anije detare ruse po shkojnë për në Odessa i cila i ka 1 milion banorë, raporton blick.ch transmeton "Bota sot".

Sipas portalit të specializuar “Naval News”, anijet ruse ndahen në tre grupe: grupi më i madh i anijeve (pesë anije ulëse për trupat tokësore) shoqërohet nga dy grupe anijesh luftarake.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane konfirmoi gjithashtu vazhdimin e aktivitetit detar rus të enjten.

Deri më tani nuk ka pasur "shenja të menjëhershme" të një sulmi nga deti. Megjithatë, ai e bën të qartë: “Nuk jemi të sigurt se çfarë synojnë të bëjnë, çfarë po përgatisin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat