Ushtria ukrainase e vendosë një qytet në shtetrrethim 38-orësh

Evropë

Ushtria ukrainase e vendosë një qytet në shtetrrethim 38-orësh

Nga: A.M Më: 19 mars 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Ushtria ukrainase ka njoftuar një shtetrrethim 38-orësh në Zaporizhzhia, duke filluar që sot nga ora 14:00 dhe duke përfunduar në orët e para të së hënës.

Nënkryetari i komunës Anatoliy Kurtiev u ka bërë thirrje njerëzve që të mos dalin jashtë brenda kësaj periudhe. Është e paqartë nëse ndonjë gjë e ka nxitur këtë vendim, shkruan Sky News, përcjell "Bota sot".

Qyteti jugor është bërë një pikë e rëndësishme tranziti për rreth 35,000 njerëz që janë larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit ditët e fundit.

Megjithatë, Zaporizhzhia nuk ka qenë vetë pa konflikt, ku termocentrali më i madh bërthamor në Evropë është ende në duart e trupave ruse.

Ditët e fundit, Moska shkatërroi municione në zonën Zaporizhzhia "afër rrënojave të qendrës së trajnimit", e cila u dogj nga raketat ruse më herët gjatë konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat