Gjetja e rrugëve për t’u larguar nga Ukraina për refugjatët çdo ditë më i vështirë

Evropë

Gjetja e rrugëve për t’u larguar nga Ukraina për refugjatët çdo ditë më i vështirë

Nga: M.H. Më: 19 mars 2022 Në ora: 23:39
Refugjatë ukrainas

OKB thotë se më shumë se tre milionë ukrainas janë larguar që kur Rusia nisi pushtimin e saj pak më shumë se tre javë më parë.

Por gjetja e një rruge të sigurt jashtë vendit nuk është e lehtë.

Bombardimet e rënda nga forcat ruse përbëjnë një sfidë të madhe për ata që kërkojnë të shpëtojnë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Tani civilët po ndihmojnë civilët e tjerë të lundrojnë në kalimin e tyre të sigurt nga një zonë lufte.

Dhjetra vullnetarë në SHBA dhe gjetkë po rregullojnë transportin për refugjatët mijëra milje larg.

Duke u lidhur me vullnetarët në terren në Ukrainë, ata transmetojnë informacion në kohë reale rreth rrugëve të sigurta tek shoferët që mund të shpëtojnë autobusë me njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat