Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Evropë

Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:12
Pamje nga lufta në Ukrainë

Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë.

Në ditën e 24-të pushtimit rus i gjeni të gjitha zhvillimet e fundit që ndodhën në Ukrainë:

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna ka akuzuar Rusinë për “gjenocid” dhe pretendon se “gratë janë dhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë”.

Zyrtarët në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit thonë se mijëra banorë janë marrë kundër vullnetit të tyre dhe janë transportuar në Rusi.

Ndërkohë, autoritetet në Mariupol thonë se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në të cilën ishin strehuar 400 njerëz, duke shkatërruar ndërtesën dhe duke varrosur dhjetëra persona nën rrënoja.

Forcat ajrore të Rusisë thonë se kanë lëshuar një raketë hipersonike në një objektiv ukrainas për të dytën ditë radhazi.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse kanë bërë “përparim të kufizuar” në pushtim dhe në vend të kësaj janë kthyer në bombardimin e qyteteve të Ukrainës “pa dallim”, raporton BBC.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka kërkuar Kinës që të dënojë fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës, duke e përshkruar luftën si një betejë midis së mirës dhe së keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat