Si ndodhi sulmi me veturë në Bruksel, ku mbetën të vrarë gjashtë persona?

Evropë

Si ndodhi sulmi me veturë në Bruksel, ku mbetën të vrarë gjashtë persona?

Më: 20 mars 2022 Në ora: 21:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona u vranë dhe 10 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë, në jug të Belgjikës derisa ishin duke festuar në një karnaval.

Sipas një dëshmitari ato festime me daulla dhe muzikë u kthyen në ulërima për një sekondë.

Përveç atyre që vdiqën sipas mjekut Denis Rans jeta e shumë të tjerëve është në rrezik:

”Kemi gjashtë persona të cilët kanë vdekur në vendngjarje, 10 persona janë në rrezik për jetë, ndërsa 27 të tjerë më pak të lënduar, të gjithë janë dërguar në spitale të ndryshme”.

Shoferi dhe personi i dytë të cilët e shkaktuan aksidentin u arrestuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat