Ukraina thotë se ka rikthyer kontrollin e Makarivit

Evropë

Ukraina thotë se ka rikthyer kontrollin e Makarivit

Më: 22 mars 2022 Në ora: 13:01
Ukrainë, (AP /Vadim Ghirda)

Pas disa ditësh luftime, forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e Makarivit, qytezë rreth 50 kilometra në perëndim të Kievit, kanë thënë Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook.

“Flamuri shtetëror i Ukrainës është ngritur mbi qytetin e Makarivit”, derisa rusët janë tërhequr, është thënë në postim.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë këtë pretendim.

Makariv ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet e vazhdueshme ajrore të Rusisë.

Rrjeti televiziv amerikan, CNN ka thënë se ka arritur të verifikojë vërtetësinë e fotografive të publikuara në rrjetet sociale më 12 mars, të cilat kanë treguar dëme të mëdha në ndërtesa banimi, shkolla dhe objekte shëndetësore.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon vazhdimisht se nuk është duke shënjestruar civilët, pavarësisht dëshmive për të kundërtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat