“Populli ukrainas po duron një ferr të gjallë, lufta po bëhet edhe më e paparashikueshme!”

Evropë

“Populli ukrainas po duron një ferr të gjallë, lufta po bëhet edhe më e paparashikueshme!”

Nga: A.M. Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për t'i dhënë fund "luftës absurde" të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, e cila po shkakton "vuajtje të tmerrshme njerëzore" e që është "intensifikuar" dhe po bëhet "më e paparashikueshme në çdo orë".

Nw njw konferencë nga një podium në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut , Guterres e quajti luftën "të pafitueshme" dhe kërkoi negociata serioze, shkruan CNN, përcjell "Bota sot".

“Edhe nëse Mariupol bie, Ukraina nuk mund të pushtohet qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi”, tha ai.

"Ka mjaftueshëm mundësi për të ndërprerë armiqësitë ... dhe për të negociuar seriozisht tani," vazhdoi ai.

Guterres tha se "populli ukrainas po duron një ferr të gjallë" , ndërsa vendet në zhvillim tashmë po ndiejnë mbytjen e rimëkëmbjes së Covid-19 - "jehona po ndihet në mbarë botën me rritjen e çmimeve të ushqimit, energjisë që kërcënojnë të shkaktojnë një krizë globale të urisë.”

"Sa ukrainas dhe rusë do të vriten para se të gjithë të kuptojnë se kjo luftë nuk ka fitues - vetëm humbës?" ai pyeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat