​Presidenti gjerman e gruaja e tij pozitivë me koronavirus

Evropë

​Presidenti gjerman e gruaja e tij pozitivë me koronavirus

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:48
Frank-Walter Steinmeier

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier është pozitiv me koronavirusin, njoftoi sot zyra e kreut të shtetit në një kohë kur shkalla e infeksioneve të reja në vend mbetet vazhdimisht e lartë.

Gruaja e Steinmeier, Elke Budenbender gjithashtu u testua pozitive për virusin dhe të dy kanë simptoma të lehta dhe u izoluan menjëherë.

Steinmeier ka qenë president që nga viti 2017 dhe u zgjodh për një mandat të dytë pesë-vjeçar në shkurt, pasi më parë kishte shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm i kancelares Angela Merkel dhe shef i kabinetit të paraardhësit të saj Gerhard Schroeder.

Gjermania aktualisht është në procesin e heqjes së shumicës së masave për të kufizuar luftën kundër koronavirusit, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të infeksioneve.

Qendrat Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve thanë se më shumë se 222.000 infeksione të reja dhe 264 vdekje ishin raportuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 127.193 që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat