Zyrtari rus parashtron planin e korridorit Krime-Mariupol-Donbas

Evropë

Zyrtari rus parashtron planin e korridorit Krime-Mariupol-Donbas

Nga: H.O. Më: 23 mars 2022 Në ora: 06:49
Ilustrim

Një zyrtar rus ka paraqitur planet e tyre për të lidhur gadishullin e Krimesë me rajonin juglindor të Donbasit të pushtuar nga Rusia "pasi ushtria të marrë kontrollin" e qytetit port kyç të Mariupolit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Kirill Stepanov është një këshilltar i Qarkut Federal Jugor të Rusisë, i cili përfshin Krimenë - territorin ukrainas të aneksuar nga Rusia në 2014.

Ai tha për gazetën ruse të lajmeve RIA Novosti në orët e fundit se "marrja e kontrollit të autostradës nga Krimea në Mariupol... do të lidhë me siguri gadishullin me Donbasin me një korridor transporti".

Ai shtoi se ky korridor dhe ura tokësore e Krimesë do të formojnë një "territor tranzit" që lidh rajonin e Kaukusit, portet detare përgjatë brigjeve veriore të Detit të Zi dhe qendrat industriale të rajoneve të pushtuara nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.

Ky synim ushtarak është përmendur prej kohësh si arsyeja pse Rusia e do kaq shumë Mariupolin.

Forcat ruse kanë bombarduar pandërprerë qytetin për javë të tëra. Civilët atje kanë pësuar një nga bombardimet më të këqija në të gjithë Ukrainën dhe mbi 80% e shtëpive tani janë dëmtuar. Një raport i Human Rights Watch këtë javë citoi banorët që e përshkruan atë si një "peizazh ferri".

Ukraina ka kërkuar ndihmë për qytetin dhe ka refuzuar t'ua dorëzojë atë rusëve. Është streha e tyre e fundit në atë pjesë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat