“Zemra po më pikon gjak për Mariupolin”/ Gjenerali Klark: Ukraina duhet ta mposht Rusinë - është jetike për ne!

Evropë

“Zemra po më pikon gjak për Mariupolin”/ Gjenerali Klark: Ukraina duhet ta mposht Rusinë - është jetike për ne!

Nga: Idriz Morina Më: 23 mars 2022 Në ora: 13:08
Forcat speciale ukrainase luftojnë pa pushim kundër trupave ruse

Mariupoli është kthyer në një varrë masiv njerëzish dhe në një gërmadhë objektesh, që ndërgjegjja njerëzore do ta bartë gjatë, veçanërisht ata që e shkaktuan, rusët, por edhe ata që nuk bën mjaftueshëm për t’i ndalur ata.

Dhimbjen dhe fatin tragjik të Mariupolit, sot më mirë se çdo kush e përshkruan gazetarja ukrainase Lapatina.

“Zemra po më rrjedh (më pikon) gjak për Mariupolin”, ka shkruar në tviter gazetarja Anastasia Lapatina.

Ndërsa, gazetarja tjetër e pavarur Hana Lubikova, shpreh shqetësimin se raketat e fuqishme ruse Iskander, po hedhen nga Ukraina, drejt Rusisë.

“Lëshimi i raketave të mbrojtjes ajrore Iskander nga territori i Bjellorusisë. Sipas dëshmitarëve okularë, pika e përafërt e nisjes është në rajonin Homiel të rrethit Kalinkovichi”, shkruan ajo, ndërsa e shoqëron shënimin me një video të shkurtër, ku shihet fluturimi i një rakete.

Alarme dhe shqetësime

Një gazetare tjetër ukrainase e përshkruan kështu jetën në strehimore në Ukrainë, ku puna e saj ndërpritet nga sirenat e sulmeve ajrore. “Është shumë e vështirë të planifikosh diçka nëse dita të ndërpritet nga sirenat e vazhdueshme. Ndjesë të gjithëve që premtova të jap intervista dhe të bëj gjëra të tjera sot, por gjysma e ditës sime shkoi kështu”, shkroi Olga Tukariuk, në tviter, pak minuta më parë, duke e shoqëruar shënimin e saj me një foto, nga jeta në strehimore.

Image
Strehimore për familjet ukrainase

Ndërkohë, bota po përpiqet të gjejë përgjigjen e duhur për ta ndalur Putinin, agresionin rus mbi Ukrainë.

Përpjekjet e politikanëve europian për ta bërë këtë po duken të pamjaftueshme, dhe që nuk ia kanë dalur t’i lëvizin gjërat për të mirë.

Profesori i filozofisë Samuel Ramani, ka bërë një postim interesant duke treguar se nga të gjitha bisedat e presidenti francez Emaneul Makron me diktatorin rus Putinin, rezultati është zero.

“Macron ka folur me Putinin 8 herë në një muaj. Rezultati është gjithmonë i njëjtë”!, ka shkruar Ramani, duke iu referuar vazhdimit të luftës së ashpër në Ukrainë dhe pa armëpushim.

Një tjetër profesor, Michael McFaul ka shkruar se loja e Putinit nuk mbaron asnjëherë, por Ukrainën kurrë nuk do të mund ta nënshtrojë.

“Mos harroni, Putini nuk ka fund të lojës. Ukrainasit nuk do t'i nënshtrohen kurrë. Kurrë”, ka shkruar ai në tviter McFaul.

Gjenerali amerikan Vesli Klark, ish-komandant i NATO-s, këmbëngulë që Perëndimi duhet t’ia bëjë të qartë Putinin se ai nuk mund të fitojë, dhe po ashtu duhet ta ketë të qartë vetë Perëndimi se Ukraina duhet të fitojë ndaj Rusisë.

“Më shumë telashe në horizont - Bjellorusia mund të bashkohet kundër Ukrainës? Një sulm kibernetik rus në SHBA? Ne duhet ta kuptojmë se Ukraina duhet ta mposht Rusinë - kjo është jetike për ne! Dhe ne duhet t'i themi Presidentit Putin: "Ti nuk do të fitosh!", shkruan në tviter Klark, i njohur për udhëheqjen e suksesshme të sulmeve ajrore 78-ditëshe kundër Serbisë, që çoi në çlirimin e Kosovës.

Edhe Kristina Amanpur, ka alarmuar se trysnia ruse për përdorimin e armëve bërthamore është duke u rritur. Ajo ka arritur në këtë përfundim pas intervistës që ka pasur me zëdhënësin e Kremlinit, Peskovin.

“Presidenti Putin ka ngritur kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore - dhe zëdhënësi i tij Dmitry Peskov refuzoi të përjashtonte përdorimin e tyre, në një intervistë me mua sonte”, ka shkruar mbrëmë sipas kohës amerikane, gazetarja e njohur Kristina Amanpur.

Një informacion tjetër është se Hungaria dhe Polonia ende nuk ua kanë ngrirë pasuritë - paratë oligarkëve rusë.

Rrëzuan 6 avion rus

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës vlerëson se njësia “Beretat e gështenjta”, vazhdojnë t’i shkatërrojnë me sukses forcat pushtuese ruse.

“Ushtarët e Komandës së Trupave Sulmuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të shkatërrojnë forcat pushtuese ruse në të gjitha drejtimet kryesore çdo ditë dhe çdo minutë”, thuhet në njoftim.

Kjo njësi ushtarësh që po shkëlqen në luftë është zotuar të hakmerret për çdo jetim e gru të ve, për çdo shtëpi të shkatërruar.

““Agresori do të paguajë plotësisht çdo lot ukrainas, çdo jetim dhe të ve, çdo predhë, raketë dhe bombë të hedhur, çdo shtëpi ukrainase të shkatërruar," thanë parashutistët”, njofton Ministria Mbrojtjes.

Image
Tanke dhe blinda të tjera ruse të shkatërruara

Sipas saj, njësitë e zbarkimit ukrainas që në minutat e para të luftës me agresorët rus, në shkallë të gjerë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, kanë kryer me sukses misione luftarake në fushat më të rëndësishme, duke treguar guxim, heroizëm dhe profesionalizëm të lartë.

“Gjatë kësaj kohe, Beretat e gështenjta shkatërruan qindra pushtues rusë dhe shndërruan qindra tonë pajisje ushtarake të armikut në skrap”, thuhet në njoftim.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Forcave Ajrore të Ukrainës ia kanë dalur që të kryejnë sulme të përqendruara me raketa dhe me sulme ajrore ndaj forcave ruse. “Së paku 17 objektiva ajror të armikut u prekën në 24 orët e mëparshme (6 avionë, 5 UAVS, 1 helikopter dhe 5 raketa me krahë). Përveç kësaj, aviacioni i Forcave Ajrore shkaktoi goditje shkatërruese në grumbullimin e teknologjisë dhe forcës së gjallë të armikut dhe preku raketat me krahë të armikut”, thuhet në atë njoftim.

Ndërsa, sipas një njoftimi tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, ka konfirmuar kthimin e pjesshëm të njësive individuale të Bjellorusisë në pikat e vendndodhjes së përhershme. Po ashtu vazhdon Bjellorusia, regjimi i Lukashenkos të mbajë një numër të rëndësishëm trupash pranë kufirit shtetëror me Ukrainën.

Nga luftimet e ashpra në zonën e Izumit Forcat Mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan rreth 60 për qind të personelit dhe pajisjeve ushtarake ruse.

Sipas njoftimeve të kësaj ministrie në drejtimin e Donetskut, synimi i forcave të armatosura të Federatës Ruse mbetet vendosja e kontrollit mbi Rubizhny, Severodonetskun, Popasno, Verkhnotoretsky, Maryinko dhe Mariupol, por pushtuesit rus nuk kanë sukses, dhe po tenton që të shtojë grupin duke transferuar forca shtesë në rrethin e Izvarynogos dhe mobilizimin e detyruar të popullatës civile në territoret e pushtuara përkohësisht të Donbasit. Në Krime, në zonën e Xhankoy-it, u regjistrua mbërritja dhe përqendrimi i personelit dhe pajisjeve ushtarake të forcave të armatosura të Federatës Ruse.

Image
Forcat speciale ukrainase duke goditur caqet ruse

Humbjet e Rusisë

Nga fillimi i luftës deri në përfundim të luftimeve dje, Rusia ka humbur 15.600 ushtarë, 225 avionë dhe helikopterë, 517 tanke etj.

Humbje njerëzore rreth 15.600 veta,

tanke - 517,

makina të blinduara luftarake / APV ‒ 1578,

sisteme artilerie 267,

RSZV / MLRS - 80 secila,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 47,

avionë 101,

helikopterë - 124,

pajisjet / automjetet e makinave - 1008,

anije / varka - 4,

rezervuar me rezervuar pmm / karburant - 70,

Niveli operativo-taktik UAV - 42.

Pajisje speciale - 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat