Rusia shkatërron urën kyç në Ukrainë

Evropë

Rusia shkatërron urën kyç në Ukrainë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 06:17
Foto ilustrim

Zyrtarët në Ukrainë thonë se Rusia ka shkatërruar një urë kyçe mbi lumin Desna, duke prerë një rrugë jetike midis qytetit verior të Chernihiv dhe kryeqytetit Kiev, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".

Ombudsmenja e Ukrainës për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisov, tha se ura ishte përdorur për të sjellë ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët.

Qyteti nuk ka energji elektrike, ujë, ngrohje dhe praktikisht pa gaz, dhe infrastruktura është shkatërruar”, tha ajo.

Kreu i administratës rajonale, Viacheslav Chaus, tha në një deklaratë video se ndihma do të jepet ende dhe një urë e re do të ndërtohet "pas fitores sonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat