Johnson thotë se komuniteti ndërkombëtar do të rrisë presionin ndaj Putinit

Evropë

Johnson thotë se komuniteti ndërkombëtar do të rrisë presionin ndaj Putinit

Më: 24 mars 2022 Në ora: 08:35
Kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin e ka “kapërcyer një vijë të kuqe” dhe komuniteti ndërkombëtar do të rrisë presionin ndaj tij kur ai të takohet me homologët e tij globalë më vonë sot.

Këtë deklaratë ai e bëri përpara udhëtimit të tij në Bruksel, këtë mëngjes, për takimet e NATO-s dhe G7.

Johnson shtoi se ai dëshiron të ndalojë liderin rus të përdorë rezervat e arit dhe se ai duhet të paraqitet para Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Kryeministri britanik gjithashtu zbuloi se do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “së shpejti” – megjithëse është e paqartë nëse kjo do të ndodhë fizikisht, apo përmes videolidhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat