Komplote të inteligjencës ruse, zhvendosje tragjike e ukrainasve, dhe çmenduria e tregjeve nga lufta dhe sanksionet!

Evropë

Komplote të inteligjencës ruse, zhvendosje tragjike e ukrainasve, dhe çmenduria e tregjeve nga lufta dhe sanksionet!

Nga: Idriz Morina Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:10
Pamje nga lufta në Ukrainë, plot shpresë për ta mundur Rusinë

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar miliona ukrainas të prekur nga lufta në Ukrainë, ka bërë ditur vetë presidenti Joe Biden, gjatë qëndrimit të sotëm në Poloni në samitin e NATO-s dhe takimeve, që ka pasur me zyrtarë dhe organizata të tjera.

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 220 milionë funta në ndihmë humanitare, dhe tashmë ka dorëzuar mbi 3.7 milionë artikuj të furnizimeve mjekësore.

Edhe presidenti Zelenski ka filluar t’ju jap shpresë ukrainasve, duke ju bërë thirrje që të vazhdojnë të qëndrojnë, sepse menjëherë pas luftës do të fillojë rindërtimi i saj.

Deri më tash rreth 10 milionë apo gati ¼ e popullsisë janë zhvendosur, 6.5 milionë në brendi të Ukrainës dhe rreth 3.5 mil. Në Europën Perëndimore dhe gjetkë. Prin Polonia, e cila ka pranuar rreth 2.2 mil. ukrainas, në Rumani 565 mijë, në Moldavi 375 mijë, në Hungari 331 mijë, në Sllovaki 260 mijë etj.

Komplote?

Në ndërkohë, janë shpeshtuar informacionet dhe vlerësimet se Rusia dhe Putini mund të mposhtet më lehtë nga brenda. Kjo ka qenë në fakt njëra prej teorive kryesore, duke besuar se nga kriza e fuqishme ekonomike e shkaktuar nga sanksionet rusët, por edhe oligarkët nuk do të mund ta durojnë shtypjen e ‘jetës së re’, luftë dhe dhunë, izolim dhe përçmim, dhe se ose do të ngritët një revoltë e fuqishme qytetare, që deri më tash duket se nuk ka shumë gjasa të ndodhë për shkak të shtypjes së pamëshirshme të protestave të deritanishme: dhe e dyta, që një grup oligarkësh, që duan ta ruajnë pasurinë, dhe vazhdimësinë e jetës së tyre luksoze, do të bëjnë të pamundurën, që t’i afrohen Putinit dhe ta likuidojnë.

Aktualisht ka dyshime se Ministri i Mbrojtjes Shoigu është ekzekutuar, një besnik i hershëm i Putinit, dhe për këtë fajësohet Putini, i cili besohet të jetë hakmarrë për shkak të dështimit të luftës në Ukrainë dhe humbjeve të vazhdueshme që po i pëson ushtria e tij. Po ashtu tashmë janë shfaqur zëra se një viktimë e ardhshme e tij mund të jetë ministri i Jashtëm rus, Lavrovi, një mik që prej vitesh i Putinit.

Në bazë të disa informacioneve sipas ish-bankierit Emanuel Bajra, se përpjekje të përgatit një komplot për rrëzimin e diktatorit Putin nga shërbimi inteligjent rus.

“Ish-kryespiuni i Putinit Anatoly Chubais është parë duke tërheq para nga një bankomat në Stamboll (shih foto). FSB-ja ruse ose ish-KGB-ja tashmë ka filluar kryengritjen për së brendshmi me plane për ta rrëzuar Putin nga pushteti”, ka shkruar Bajra.

Image
Ish-kryespiuni i Putinit Anatoly Chubais duke tërheq para nga një bankomat në Stamboll

Sipas inteligjencës nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupave ruse po u thuhet se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj, ditë e cila festohet gjerësisht në Rusi si “Dita e Fitores mbi Gjermaninë Naziste”.

Por, për të ndodhur kjo, ka edhe disa kushte, ose Rusia të vendosë të tërhiqet, gjë që Putini nuk mund ta pranojë këtë ‘turpërim’, ose që ajo të mundet nga forcat ukrainase, që sërish nuk ka shumë shanse të ndodhë, që ajo të mundet edhe pranë kufijve rus, ndërsa shansi i tretë është arritja e një marrëveshjeje, mes palëve, ku edhe Rusia mund të ‘fitojë’ diçka.

Por, Ukraina dhe Perëndimi, nuk mund të kenë fituar mjaftueshëm, nëse mbetet në skenë Putini.

Image
Dashuri dhe frikë

Borxhet e larta

Këto përpjekje lidhen edhe me fatalitetin që kjo luftë po ia krijon Rusisë. Në aspektin ekonomik, për sa kohë të zgjasë ajo, shteti rus mund të falimentojë.

Sipas Bajrës, Rusia po ballafaqohet me borxhin e lartë, të pashlyer, ndërsa po afrojnë afatet e fundit. “Borxhi i paguar i Rusisë për investitorët e jashtëm tashti ka arrit xhirollogaritë e bankave dhe të gjitha janë paguar me dollar. $4.5 miliardë është shuma e përgjithshme e bonove të thesarit rus të emetuara nga Rusia në 10 vitet e fundit e që duhet të shlyhen këtë vit (shih grafikun më poshtë). Deri më tash janë kthyer vetëm $60 milionë”, shkruan Bajra.

Po ashtu vlerësohet se është shokuese rritja e çmimeve të disa artikujve themelor, në Rusi. “Inflacioni ka shokuar konsumatorin rus javën që shkoi: Sheqeri +14%, qepa 13.7%, domatet +8.2%, perimet tjera dhe buka + 12%. Sheqeri është duke u harxhuar me shpejtësi dhe deri më tani që nga 24 shkurti ka pas zero import nga jashtë të këtij produkti”, shkruan ai.

Por, shumë prej artikujve janë shtrenjtuar më shumë në Kosovë, si vaji, mielli, sheqeri, qepa, patatja, domatja etj.

Image
Një ukrainase në mes të luftës shpreson për jetë

 

Tregu botëror, nafta dhe lëvizjet

Në tregun botëror pritet rritja e çmimit të naftës. “Nafta e ka kap shifrën e $120 p/f këtë javë përderisa tendencat janë që ajo të ngritet edhe më lartë javën tjetër si pasojë e politizimit të rubinetës së naftës nga Arabia Saudite si edhe “kërcënimet” që kjo e fundit i mori nga SHBA në përpjekjet e saj për ta shdollarizuar shitjen e naftës”, vlerëson Bajra.

Sipas tij, bursat perëndimore sikurse: S&P 500, FTSE, Nasdaq dhe Nikkei, po mendojnë të krijojnë një front të përbashkët të kapitalizimit konsistent të tregut dhe njësimit të tyre me qëllim ruajtjen e rrjedhës së likuiditetit si edhe njësimit të objektivave gjeopolitike të perëndimit. “Likuiditeti total i katër bursave më të mëdha në botë kap shifrën e $1.8 kuadrilion”, thotë ai.

Ai ua përkujton investitorëve se ku është përqendruar një legjendë e tregtimit botëror. “Legjenda e botës së investimeve Jordan Belfort (Wolf of Wall Street) tashmë është i përfshirë në investime direkte në Kripto dhe NFT (zhitona)”.

Sipas tij, kriptovalutat po tregtohen në një nivel stabil dhe neutral.

Image
Momente prekëse ukrainasja e mbijetar ka varroasur burrin e saj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat