Interpol me ekip në Moldavi pas shqetësimeve për trafikim me qenie njerëzore

Evropë

Interpol me ekip në Moldavi pas shqetësimeve për trafikim me qenie njerëzore

Më: 25 mars 2022 Në ora: 21:45
Refugjatët ukrainas duke arritur në Moldavi.

Agjencia botërore e policisë, Interpol, ka dërguar një ekip në Moldavi, pas shqetësimeve për trafikim me qenie njerëzore, teksa ky shtet po përballet me një valë të madhe të refugjatëve, që po ikin nga lufta në Ukrainë.

Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, pothuajse 380,000 ukrainas kanë ikur në shtetin fqinj, Moldavi.

Moldavia ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe është një prej shteteve më të varfra në Evropë.

Ekipi i Interpolit do të dislokohet në kryeqytetin e Moldavisë dhe në disa kampe refugjatësh, tha kjo agjenci përmes një njoftimi për media.

Agjencia veçse ka marrë raportime për trafikantë me qenie njerëzore dhe kontrabandistë që po presin në pikëkalimet kufitare për të gjetur ukrainas të “cenueshëm”, tha Interpoli.

“Fëmijët dhe të miturit e pashoqëruar veçanërisht janë më të rrezikuar që të keqpërdoren nga kontrabandistët dhe trafikantët”, paralajmëroi Interpol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat