Kur do të ketë takim Putin-Zelensky? Flet Lavrov

Evropë

Kur do të ketë takim Putin-Zelensky? Flet Lavrov

Nga: G.B Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:17
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky për të shkëmbyer pikëpamjet mbi luftën në Ukrainë tani, do të ishte "kundërproduktiv", raporton BBC, përcjell Bota sot.

Duke folur për mediat serbe, Lavrov shtoi se çdo takim midis dy liderëve duhet të ndodhë pasi të dy palët të jenë më afër marrëveshjes për çështjet kryesore.

Në bisedimet e ardhshme midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi, Lavrov shton se do të dëshironte që negociatat "të ishin të frytshme".

Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat