Heineken tërhiqet nga Rusia

Evropë

Heineken tërhiqet nga Rusia

Nga: M.H. Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Prodhuesi holandez i birrës Heineken ka thënë se po tërhiqet nga Rusia, kjo është firma e fundit pasi një numër firmash perëndimore tjera u larguan nga Rusia si rezultat i pushtimit të Ukrainës.

Ne kemi arritur në përfundimin se pronësia e Heineken mbi biznesin në Rusi nuk është më e qëndrueshme dhe as e zbatueshme në mjedisin aktual”, thuhet në një deklaratë.

Ajo kishte ndaluar tashmë shitjen dhe prodhimin e markës së saj Heineken në Rusi, si dhe pezulloi investimet dhe eksportet e reja në vend në fillim të këtij muaji, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Firma të tjera perëndimore që kanë mbyllur dyqanet në Rusi përfshijnë Ikea, Coca-Cola dhe MacDonald's.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat