Forcat ruse kanë ngecur në disa pjesë të Ukrainës

Evropë

Forcat ruse kanë ngecur në disa pjesë të Ukrainës

Nga: V.N Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:07
Ushtria ruse

Forcat ruse janë bllokuar kryesisht në disa pjesë të Ukrainës, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Nuk ka pasur "asnjë ndryshim" në situatën në Mariupol, Chernihiv, Mykolaiv ose Kharkiv, tha zyrtari, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

“Ata nuk kanë bërë asnjë përparim në lëvizjen drejt Kievit, nuk kanë bërë asnjë përparim diku tjetër në veri, qoftë Chernihiv apo Kharkiv”, tha zyrtari për forcat ruse.

Në Mariupol, forcat ruse vazhdojnë të përdorin "zjarret me rreze të gjatë, por ta nuk kanë qenë në gjendje të marrin Mariupolin", tha zyrtari.

Nuk ka pasur asnjë ndryshim në hapësirën ajrore apo “mjedisin detar”, shtoi zyrtari. Zyrtari vuri në dukje se forcat ruse kanë kryer më shumë se 1,370 lëshime raketash në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat