Erdogan mban fjalim para nisjes së bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll

Evropë

Erdogan mban fjalim para nisjes së bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll

Më: 29 mars 2022 Në ora: 09:15
Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur një fjalim para nisjes së raundit për bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës, që do të mbahet në Stamboll këtë mëngjes.

Erdogan tha se Zelensky Putin i Rusisë janë “miq të vlefshëm” dhe përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e udhëheqësve.

Ai tha se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”.

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur herët këtë mëngjes  në Stamboll për bisedimet e para pas javësh.

Ukraina thotë se prioriteti i saj është të negociojë një armëpushim, por SHBA dhe Ukraina kanë shprehur gjithashtu skepticizëm rreth synimeve të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat