Ushtria ruse po shembet / Nuk mjafton koka e Putinit - Ideologjia rusomadhe, duhet shkatërruar!

Evropë

Ushtria ruse po shembet / Nuk mjafton koka e Putinit - Ideologjia rusomadhe, duhet shkatërruar!

Nga: Idriz Morina Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:15
Krime lufte, pamje shkatërrimtare, tanke dhe shtëpia

Kasapi i Ukrainës, diktatori Putin e ka humbur më shumë se një të pestën e ushtrisë së tij të dërguar në Ukrainë, rreth 22%, por ende ka mjaftueshëm armatime të rënda, përfshirë sistemet raketore dhe armët bërthamore, që ende e bëjnë të frikshëm, duke u bazuar në anën psikologjike të rënduar të tij.

Armata e tij po vazhdon të shkërmoqet, në njerëz dhe në teknikë, në tokë dhe në ajër, humbje, që asnjë ushtri thuaja si ka përjetuar brenda një muaji, jo se jo, por as gjatë një viti në Luftën e Dytë Botërore, 127 aeroplanë, dhe gati 600 tanke (597).

Ajo sot zyrtarisht e ka pranuar se po tërhiqet nga sulmi ndaj Kievit, por që në fakt është një vendim i detyruar pas humbjeve katastrofale, dhe gjithnjë e në rritje.

Deklarata e presidentit Biden, për të cilën ai u kritikua, e ka bërë të veten. Tërheqja ruse më parë ndodhi si pasojë e kërcënimit nga Biden, se sa nga humbjet dhe nga nevoja e bisedimeve.

Prandaj, në këtë aspekt, nuk mjafton koka e Putinit! Ideologjia rusomadhe, prodhon putinë të tjerë!

Ashtu ndodhi në Serbi, shkoi kasapi Millosheviç, erdhi bashkëpunëtori i tij, Vuçiq, që po e mbështet maksimalisht Rusinë, dhe e kërcënon vazhdimisht Kosovën!

Duhet ndryshuar karakteri i Rusisë (edhe i Rusisë së vogël- Serbisë).

Rusia tani e fokusuar të fitojë në bisedime

Por, Rusia ende po përpiqet të marrë maksimumin nga lufta në Ukrainë nëpërmjet bisedimeve, ndonëse Putini si duket përfundimisht është tërhequr nga kërkesa që Ukraina të mos anëtarësohet në organizata jashtë sferës ruse. Ai ka pranuar që Ukraina të mund të anëtarësohet në BE, por jo në NATO.

Putini po përpiqet që përveç Krimesë të mund t’ia bashkëngjisë Rusisë ose që ato territore t’i shkëputen Ukrainës – si republika të pavarura, si krahina e madhe e Donbasit, që përfshin edhe dy krahinat, që Rusia ua ka njohur pavarësinë, Donetskit dhe Luhanit.

Si duket një kërkesë e tillë ka shenja të ketë gjetur përkrahje edhe në mesin e një pjesë të ukrainasve, që më parë janë të gatshëm të bëjnë kompromise për të arritur paqen, se sa të luftojnë me Rusinë, të ndodhur edhe nën një presion diplomatik.

Kjo përveç nga burime të tjera, nënkuptohet edhe nga një reagim i deputetes së Ukrainës, Inna Sovsun.

“Për këdo që më pyet: "Ndoshta duhet të heqësh dorë nga Krimea dhe Donbasi në këmbim të paqes?" Përpara se ta bëni këtë pyetje, më përmendni rajonin specifik në vendin tuaj nga i cili do të ishit të gatshëm të hiqnit dorë, nëse Putini do të fillonte të bombardonte qytetet tuaja”, ka shkruar ajo.

Njëkohësisht ky reagim i atribuohet edhe presioneve diplomatike, që duan që Ukraina të pranojë marrëveshje negative.

Pranimi i disfatës në mënyrë diskrete

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Shoigu, për të cilin u pranua zyrtarisht se kishte pësuar një sulm në zemër, ka deklaruar përfundimin e fazës së parë të operacioneve luftarake në Ukrainë, dhe tani e paraqiti objektiv fokusimin në rajonin e Donbasit.

“Detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit janë përfunduar. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm, gjë që bën të mundur përqendrimin e vëmendjes dhe përpjekjeve tona kryesore në arritjen e qëllimit kryesor - çlirimin e Donbasit”.

Edhe negociatorët ukrainas deklaruan pas bisedimeve të sotme në Turqi, se “çështjet e Krimesë dhe Donbasit janë të pazgjidhura”.

Që do të thotë se luftimet tashmë do të vazhdojnë të përqendrohen në atë pjesë, dhe me gjasë edhe në drejtim të Mariupolit, pasi Rusia e ka qëllim, që ta lidh Donbasin me Krimenë, nëpërmjet hapësirës tokësore, duke besuar se Ukraina do të detyrohet të heqë dorë.

Në ndërkohë, pas deklaratës së bërë në emër të Shoigusë, zëvendësi i tij e ka deklaruar përfundimin e operacionit në drejtim të Kievit dhe Çernihivit.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Fomin, tha se kjo po bëhet për të rritur ‘besimin’ në negociata. “Për të rritur besimin mes palëve për negociatat e ardhshme, për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Ukrainën, kemi vendosur që të ndërpresim aktivitetin ushtarak në drejtim të Kievit dhe Çernihivit”, ka thënë ai.

Por, e vërteta është se forcat ruse, së bashku me kolonën gjigante prej 65 km të nisur drejt Kievit, kanë pësuar aq humbje të mëdha, dhe ka disa ditë që janë duke i humbur edhe pozicionet e rëndësishme që i arritën në fillim, dhe se e vetmja zgjidhje ju ka mbetur tërheqja.

Humbjet ushtarake në njerëz, dezertimet, plagosjet, të kapurit robër, janë aq të rënda për një ushtri fammadhe, sa që ‘tërheqja taktike’, është e vetmja mënyrë justifikimi, për të mos e përdorur fjalën humbje.

Por, ushtria ruse ka qenë e pamëshirshme me caqet civile.

Vetëm në Mariupol, sipas deputetes Sovsun janë vrarë më se 5 mijë civilë duke përfshirë më shumë se 200 fëmijë.

“30,000 #ukrainas u depërtuan me forcë në #Rusi. 90% e qytetit u shkatërrua. Në qytet ka ende rreth 170,000 civilë. Granatimet e rënda janë duke u zhvilluar. Rusia po sulmon edhe më shumë”, ka shkruar sot në tviter ajo.

Ajo po ashtu ka shpërndarë edhe disa pamje të tmerrshme të bombardimeve të forcave ruse në rajonin e Luhanit, të cilin po përpiqet Rusia ta pushtojë në tërësi, ku tymi dhe flaka, duket si një kërpudhë në miniaturë e shpërthimit bërthamor.

“E shihni këtë tmerr? Jo, nuk janë pamje nga ndonjë filmi i ri i Hollivudit. Kjo është një foto e vërtetë nga Rubizhne, rajoni Luhansk i #Ukrainës pas bombardimeve nga bastardët rusë”, ka shkruar deputetja Sovsun.

Image
Kjo është një foto e vërtetë nga Rubizhne, rajoni Luhanit

Ndërsa, gazetarja Olga Tokariuk vlerëson se forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme, duke ia arritur ta ndalojnë ofensivën ruse.

“Ushtria ukrainase po bën mrekulli. Jo vetëm që arriti të ndalojë ofensivën tokësore ruse. Jo vetëm që po e mban Mariupolin për një muaj tashmë. Por, po i shtyn rusët prapa dhe po çliron qytete! Por, kjo vjen me një kosto. Ukraina ka nevojë për më shumë armë: tanke, avionë, mbrojtje ajrore”, shkruan ajo.

Robi rus: Nëse do të kisha mundësi të luftoja për Ukrainën

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës vazhdon të gjurmojë fakte, të cilat dëshmojnë dështimin e brendshëm të ushtrisë ruse, mungesën e moralit, disiplinës, dhe mashtrimin që ua kishin bërë ushtarëve, duke i gënjyer se po shkonin për një operacion special.

Një ushtar rus, i kapur rob, pohon se më mirë e ka si rob i kapur nga ushtria ukrainase se sa në ushtrinë ruse.

“Nëse do të kisha mundësi të luftoja për Ukrainën, ta bëja betimin, të zhvendosja familjen time dhe të qëndroja këtu, do të isha i lumtur ta bëja këtë”, thotë ushtari 21-vjeçar, në videoincizim.

Ai kishte mbërritur në Ukrainë nga një skaj i Federatës Ruse, në një udhëtim që kishte zgjatur 4-5 ditë. Të vërtetën e kishte kuptuar vetëm pasi e kishin kaluar kufirin, ku sipas tij kishin parë kufoma, afër 50 pajisje të shkatërruara. “Ne donim të ktheheshin dhe të largoheshin, por na kërcënuan se do të na qëllonin”, thotë i burgosuri, i cili ia kishte dalur të “ikte”: “14 pushtues u nisën për në Rusi, por më vonë u kapën”.

A e dini pse Ukraina do ta fitojë patjetër luftën me Rusinë?

Në një incizim të publikuar nga Shërbimi i Sigurimit (SBU), dëshmohte frika dhe pasiguria, por edhe humbjet e ushtrisë ruse.

“A e dini pse Ukraina do ta fitojë patjetër luftën me Rusinë?” “Ky është një citim pothuajse i drejtpërdrejtë nga bisedat e pushtuesve rusë që arriti ta përgjonte SBU-ja”, thuhet në raportin e SBU-së.

Sipas këtij incizimi rusët, i japin këshilla njëri-tjetrit “mos u bëni heroikë dhe mos u dilni në sy, jini me kokën”.

“Tani ata u dëbuan nga Nikolaev dhe përfunduan afër Khersonit, trupat e viktimave nuk mund të merren, nuk ka asgjë për të zmbrapsur, pasi kanë mbetur disa tanke dhe për këtë arsye ata tërhiqen.

“Turp, turp, e kupton? Ne shkuam te Nikolaev, ta qij, tashmë, bl *, kolonat e betejës u rreshtuan, artileria jonë shemb, njolloset, qitje... Ata filluan si përgjigje hu * t, kishim kohë vetëm për të ngrënë ", - tregon "guximtari". te shoku i tij”, thuhet në raportin e SBU-së.

 

Gjendja në frontet e luftës

Në ditën e tridhjetë e katërt të luftës së Ukrainës kundër Rusisë, kjo e fundit është vërejtur të tërheqë njësi të caktuara të forcave të armatosura nga territori i rajoneve të Kievit dhe Chernihivit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, në drejtimin Slobozhansky, forcat ruse po vazhdojnë të përdorin avionë dhe artileri kundër vendbanimeve Kharkiv dhe Barvinkovë, në përpjekje për të pushtuar qytetin e Izyumit. Luftimet vazhdojnë në zonën e vendbanimeve Kamyanka, Sukha Kamyanka, Tykhotske. Armiku rriti grupin ekzistues duke futur njësi të veçanta nga Ushtria e Parë e Panzerit. Pikërisht në betejat afër Kharkiv-it, brigada e 200-të e këmbësorisë e motorizuar e veçantë e armikut humbi dy grupe batalion-taktike dhe personalisht komandantin e brigadës, kolonelin Denis Kuril. Humbjet e një brigade të 200-të arritën në më shumë se 1500 ushtarakë.

Po ashtu edhe në drejtimin e Donetskut, Rusia e ka rritur numrin e sulmeve dhe ka intensifikuar operacionet sulmuese në shumicën e zonave, duke bombarduar nga ajri vendbanimet Voevodivka, Rubizhne, Lysychansk, Kreminna, Zolote-4, Popasna, Toretsk dhe Novgorod.

Po ashtu Rusia ka vazhduar pa sukses betejën për pushtimin e Mariupolit dhe Popasnës.

Ushtria ukrainase sipas këtyre njoftimeve ia ka dalur ta frenojë armikun në të gjitha drejtimet.

Image
Jeta nën bombardime

Humbjet e ushtrisë ruse

Personel njerëzor rreth 17.200 veta,

tanke ‒ 597,

makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1710,

sisteme artilerie - 303,

RSZV / MLRS - 96,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 54,

avionë / avionë - 127,

helikopter / helikopter - 129,

pajisjet / automjetet e makinave - 1178,

anije - 7,

rezervuar me PMM / rezervuar karburanti - 73,

Niveli operativo-taktik i UAV - 71.

Pajisje speciale - 21.

Instalime luscious OTRK / TRK / celular SRBM sistem - 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat