Turqia: U arrit përparimi më i madh deri më tani

Evropë

Turqia: U arrit përparimi më i madh deri më tani

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:57
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. 29 mars, 2022.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë se bisedimet e së martës mes Ukrainës dhe Rusisë - të parat ballë për ballë pas më shumë se dy javësh – kanë qenë më të suksesshmet prej kur kanë nisur diskutimet në mes të të dyja palëve.

Cavusoglu ka thënë se Turqia ka mirëpritur të dyja shtetet për të arritur kompromis dhe pajtueshmëri për çështje të caktuara.

Turiqa ka theksuar se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.

Ai ka thënë se “tema edhe më të vështira” pritet të diskutohen në të ardhmen mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat