Zëdhënësi i Johnsonit: Britania do ta gjykojë Putinin për veprimet dhe jo për fjalët e tij

Evropë

Zëdhënësi i Johnsonit: Britania do ta gjykojë Putinin për veprimet dhe jo për fjalët e tij

Më: 29 mars 2022 Në ora: 18:01
Boris Johnson

Një zëdhënës i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se Britania dëshiron që forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga Ukraina dhe do të gjykojë hapat e përkohshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje me veprime dhe jo me fjalë.

I pyetur nëse Johnson u inkurajua nga premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore, zëdhënësi i tij tha se Putinin do ta gjykojnë për veprimet e jo për fjalët e tij, raporton BBC.

“Ne do ta gjykojmë Putinin dhe regjimin e tij për veprimet e tij, jo për fjalët e tij.

Ne nuk duam të shohim asgjë më pak se një tërheqje të plotë të forcave ruse nga territori ukrainas”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat