Kremlin: Krimea është pjesë e Rusisë dhe nuk diskutohet

Evropë

Kremlin: Krimea është pjesë e Rusisë dhe nuk diskutohet

Nga: A.SH Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:59
Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka informuar mediat mbi bisedimet e zhvilluara me Ukrainën në Turqi dje dhe ka hedhur poshtë çdo shpresë për një përparim.

Ai thotë se Rusia është e kujdesshme të komentojë bisedimet pasi "ne besojmë se negociatat duhet të zhvillohen në heshtje", por thotë se kryenegociatori rus do të flasë më vonë, shkruan BBC, transmeton “Bota sot”.

Ai shton se Krimea, rajoni i aneksuar nga Rusia në 2014, është "pjesë e Rusisë" dhe kushtetuta ruse përjashton diskutimin e fatit të çdo rajoni rus me dikë tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat