Trupat ruse marrin rob 200 roje të Çernobilit

Evropë

Trupat ruse marrin rob 200 roje të Çernobilit

Nga: V.N Më: 1 prill 2022 Në ora: 19:04
Centrali bërthamor i Çernobilit

Kryetari i bashkisë së Slavutych, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit, i tha BBC-së se rreth 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase - të cilët ishin në mesin e atyre të bllokuar në termocentralin ndërsa ishte nën kontrollin rus - ka të ngjarë të jenë kapur rob nga trupat ruse, transmeton Bota sot.

"Ne i konsiderojmë ata robër lufte," tha Yuri Fomichev, duke shtuar se ata kanë qenë jashtë kontaktit që nga e enjtja. "Ne jemi duke punuar për një shkëmbim të të burgosurve".

Nuk është ende e qartë nëse trupat ruse kanë lënë të gjithë zonën e përjashtimit të Çernobilit, apo vetëm zonën e afërt rreth termocentralit, tha Fomichev.

Sipas kryebashkiakut, situata rreth termocentralit është shumë e pasigurt për të lejuar që punëtorët aktualë në kantier të çlirohen nga një grup i ri punonjësish.

Çernobili ishte vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, kur një nga reaktorët shpërtheu. Një zonë përjashtimi e pabanuar prej 4,000 km katrore u krijua rreth uzinës për të mbrojtur popullsinë nga rrezatimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat