Çfarë zbuloi Prokuroria bullgare për diplomatët e Putinit, merret ky vendim

Evropë

Çfarë zbuloi Prokuroria bullgare për diplomatët e Putinit, merret ky vendim

Nga: A.ZH Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:18
Vladimir Putin

Një hetim ka vërtetuar se Sekretari i Parë i ambasadës ruse në Sofje kishte kryer spiunazh, tha më 1 prill Prokuroria Bullgare.

Për këtë, prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev, e ka njoftuar ministren e Jashtme Teodora Gençovska, thuhet në deklaratë, raporton sofiaglobe.com, përcjell Bota sot.

Më herët, kreu i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë, Plamen Tonçev, tha se më shumë diplomatë rusë do të shpallen persona non grata në Bullgari dhe do të dëbohen nga vendi.

Më 18 mars, disa javë pas fillimit të pushtimit aktual të Rusisë në Ukrainë, Bullgaria shpalli persona non grata 10 diplomatë rusë, në një seri dëbimesh të diplomatëve rusë pasi prokurorët thanë se ata kishin spiunuar.

Në tetor 2019, një diplomat rus u dëbua për kryerjen e spiunazhit, i ndjekur nga dy të tjerë në janar 2020 dhe dy të tjerë në shtator 2020 – të cilit Rusia iu përgjigj duke dëbuar dy diplomatë bullgarë në tetor 2020.

Një tjetër diplomat rus u dëbua në dhjetor 2020 dhe një tjetër në prill 2021. Në rastin e fundit, Kremlini u përgjigj përsëri duke dëbuar një diplomat bullgar.

Më 2 mars 2022, dy diplomatëve rusë iu dha 48 orë për t'u larguar nga Bullgaria, pas hetimeve për spiunazh./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat