Raketat ruse godasin dy qytete në Ukrainën qendrore

Evropë

Raketat ruse godasin dy qytete në Ukrainën qendrore

Nga: G.B Më: 2 prill 2022 Në ora: 09:16
Ukrainë/ Foto Reuters

Raketat ruse kanë goditur dy qytete në Ukrainën qendrore, duke dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat e banimit.

Kështu thotë kreut i rajonit të Poltava, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Dmitry Lunin tha se një sulm ajror goditi një strukturë infrastrukturore në qytetin e Poltava gjatë natës, ndërsa në Kremenchuk pati "shumë sulme" këtë mëngjes.

I vendosur në lindje të Kievit, qyteti i Poltava është kryeqyteti i rajonit të Poltava dhe Kremenchuk është një nga qytetet kryesore të tij.

Sky News nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë pretendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat