Rusia fillon provokimet, ky është shteti i ri që planifikon ta pushtojë

Evropë

Rusia fillon provokimet, ky është shteti i ri që planifikon ta pushtojë

Nga: A.M Më: 2 prill 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se Rusia mund të përdorë trupat e saj në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria për të nisur "provokime dhe veprime demonstrative" përgjatë kufirit me Ukrainën, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Rusia ka trupa të vendosura në territorin e diskutueshëm, i cili u shkëput pas një lufte të shkurtër civile në fillim të viteve '90 dhe nuk njihet nga shumica e vendeve.

Rreth 1,500 ushtarë rusë kanë mbetur atje që nga përfundimi i luftës.

Ekspertët kanë shprehur më parë shqetësime se Rusia mund të kryejë një sulm në Moldavi nëse arrin të marrë Ukrainën, pasi më pas do të kishte akses të lehtë në Moldavi përmes Transnistrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat