Provokimet e Rusisë, reagon Moldavia

Evropë

Provokimet e Rusisë, reagon Moldavia

Nga: A.M Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës hodhi dyshime se trupat ruse po grumbullohen në republikën e vetëshpallur të Transistrisë dhe po përgatiten të kryejnë "provokime" përgjatë kufirit.

Por si Moldavia ashtu edhe autoritetet separatiste në Transistria e kanë mohuar këtë pretendim.

Ministria e Jashtme e Moldavisë tha se nuk kishte "asnjë informacion për të konfirmuar" mobilizimin e trupave, por ajo po "monitoron nga afër" situatën.

Ukraina ka frikë se trupat ruse në Transnistria - të cilat besohet se numërojnë rreth 1500 - mund të hapin një front tjetër në luftë.

Ministria e Jashtme e Transnistrisë e mohoi këtë, duke thënë se "informacioni i shpërndarë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës është absolutisht i pavërtetë".

"Të gjitha njësitë ushtarake në territorin e [Transnistrit] janë në vendet e vendosjes së përhershme dhe i kryejnë aktivitetet e tyre në një mënyrë standarde operimi," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat